Një krim në familje është parandaluar në një familje në fshatin Shoshan të Tropojës.

Një 19-vjeçar ka kërcënuar me thikë nënën e tij, i cili është arrestuar në flagrancë.,

S.B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel