Ministri i jashtëm rus mbërrin në Çad, në ndalesën e fundit të turneut afrikan (fotot)

05/06/2024 19:28

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbërritur sot në Çad duke i dhënë fund turneut të tij të vendeve afrikane teksa akumulonte ndjenjën anti-perëndimore të rajonit, te cilit Rusia po i premton mbështetje ushtarake dhe avantazhe ekonomike.

Agjencitë ruse raportonin se ai ka udhëtuar gjithashtu në Guinea e Burkina Faso në udhëtimin qe vjen disa jave pasi presidenti rus Putin kishte takuar liderët afrikanë në Shën Petersburg ku ranë dakord të përpiqeshin për një botë “multipolare” dhe për të luftuar “neokolonializmin”.

Më herët Lavrov në takimet e tij përsëriti mbështetjen që ofrohet nga Rusia për vendet afrikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë si dhe dha paralajmërime për përfshirjen e vendeve perëndimore në luftën në Ukrainë.

“Sido që ta quajnë veten, nëse janë ushtarë francezë apo mercenarë, çdo ushtar i huaj në Ukrainë është një objektiv legjitim i Rusisë,” tha mes të tjerash Lavrov duke iu referuar instruktorëve të huaj ushtarakë në konfliktin brutal të Ukrainës.

Zhvillimi vjen teksa kreu i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrsky tha javën e shkuar se shpejt në vend do të mbërrijnë instruktorë ushtarakë nga Franca, një pohim që shpjet u mohua nga ministria e mbrojtjes së Ukrainës./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Agjencitë ruse raportonin se ai ka udhëtuar gjithashtu në Guinea e Burkina Faso

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA