Një tjetër rast shkeljeje është zbardhur në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pas arrestimit të 8 efektivëve kufitarë në Rinas.
Në përgjime tregohet se si Eneo Sulejmanaj kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas për të kaluar një person që ishte I dënuar me 2.9 vite burg.
Sipas dosjes nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 14.02.2024, nga ora 12:56 PM – 05:08 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V. D., mgjes vlla
Brikeni: Mirëmëngjes
Eneo: Ky çuni është për Budapest Poloni. I kanë dal letrat ka atë vulën e kuqe
Brikeni: Ok ja ta shof për pak
Eneo: Ok vlla te ngjitet lart vlla?
Në orën 05:09 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.
Sipas dosjes, nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V. D, është përpunuar në dalje të territorit më datë 14.02.2024, ora 18:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Mesi Er.
Ky shtetas nuk ka bërë dalje në datën që bëhet biseda, por rreth 2 muaj më vonë.
Ai rezulton i kthyer nga Italia drejt Shqipërisë me motivin është dënuar me 2 vjet e 9 muaj burg për thyerje ekspulsi nga shteti Italian. Atij gjithashtu i ndalohej hyrja për 5 vite në Itali. Ndërsa sipas dosjes ai ka udhëtuar drejt Spanjës.
Top Channel