Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli sot vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati.
Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet në aspektin profesional nuk u gjetën penalizuese. Gjati nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit në KPA.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 mars 2021 të largojë nga detyra prokuroren Rita Gjati, duke çmuar se subjekti nuk ishte bindëse në shpjegimet e saj për pasurinë, lidhur me kontaktet e papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe për problemet e konstatuara në kriterin profesional, duke argumentuar se deklarimet e mëparshme të saj nuk përputheshin me provat e siguruara gjatë hetimit administrativ.
Pas ankimit të paraqitur nga subjekti në Kolegj, ky i fundit konstatoi shkelje të rënda procedurale në procesin e kryer në KPK dhe e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë publike. Megjithatë, rezultati përfundimtar i shkarkimit të Gjatit, mbeti i pandryshuar.
Sipas kryesueses së trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtares Ina Rama, subjekti nuk arriti të përmbushë detyrimin kushtetutes për të deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë si dhe për të shpjeguar bindshëm burimin e tyre. Ajo tha se rezultoi se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë, nga për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm.
Top Channel