Klubi i Kategorisë së Parë bën goditjen e bujshme, ul në stol trajnerin Mirel Josa

05/06/2024 11:25

Mirel Josa do të jetë trajneri i Besës në Kategorinë e Parë, me klubin nga Kavaja që ka bërë një goditje të bujshme sa i përket stolit.

Ai pritet të prezantohet ditën e sotme në ambientet e bashkisë Kavajë, teksa objektivi do të jetë vetëm një, ngjitja e Besës në elitën e futbollit shqiptar.

Josa ka drejtuar shumë klube të njohura në Superiore, duke e fituar atë 5 herë, një herë me Tiranën dhe katër herë me Skënderbeun, teksa së fundmi ishte pjesë e Laçit deri në marsin e 2024-ës.

Top Channel