I mbijetuari rrëfen se i kanë mbajtur gjallë të plagosurit duke i gënjyer se po vinte Kryqi i Kuq t’i merrte.
Me datë 24 maj 1999, Bislimi së bashku me shumë djem të tjerë të guximshëm që u dhanë ndihmën e parë, ishin të fundit që u ngjitën në kamionët për transportin e të plagosurve drejt spitalit të Prishtinës.
Nijazi Kryeziu, është njëri nga të rinjtë e grupit studentor nga Prizreni që shpëtuan dhjetra jetë përgjatë 5 ditëve të masakrës. Ishte arrestuar si ushtar i UÇK, ishte dënuar në vitin 1998 dhe erdhi në Dubravë nga Nishi.
Me datë 24 maj, teksa po hipnin në kamion për ti transferuar në një tjetër burg, në këtë vend kanë parë një grumbull me kufoma.
“Më së pari kemi bërë numërinim e kufomave dhe kemi ngarkuar në kamion së pari gjithë të gjallët. Tek kjo qoshja kam parë 14 kufoma, ishin të grumbulluar e vetmja e mënyrë ishte tu numëronim këmbët“, u shpreh Nijazi Kryeziu, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.
Top Channel