Inside Story/ Mbijetoi 30 orë poshtë trupave të pajetë, mjeku serb e dhunonte pas katër operacioneve! Rrëfimi i shqiptarit të Kosovës për masakrën e Dubravës

05/06/2024 21:37

Bedri Kokola ka mbetur i plagosur një ditë e gjysëm. Ai, ka mbijetuar i izoluar në gjendje kome për më shumë se 30 orë poshtë kufomave. Ishte plagosur në kokë, në bark dhe në këmbë.

“Ai ka mbet nën kufoma dhe të nesërmen kur ka ka ardh dikush prej të burgusuve për të verifiku kufomat e kanë parë që ka shenja jete. Kur ka ardh në pallat të sportit ishte thuajse i vdekur, pasi goja i ishte mbush me gjak që ishte mpiksur. I kam fut gishtin në gojë dhe i kam nxjerr pjesën e gjakut dhe u mbush me frymë dhe ka fillu halucinacionet“, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bilim Zogaj.

Fatmirësisht Bedriu ka mundur të mbijetojë, por ka pësuar mbi kurriz tortura përtej imgjinatës. Më datë 24 maj e kanë transportuar për në burgun e Lipjanit, prej aty ka shkuar në Prishtinë dhe e kanë operuar.

E kanë kthyer në Lipjan sërish, mandej në Prozhevaç dhe më pas në Beograd, ku e kanë operuar 4 herë. 1 herë e kanë operuar për shkak të plagëve të marra në Dubravë. Tre herë të tjera për shkak të dëmtimeve të plagëve të operacionit nga dhuna në burg nga vetë mjekët që e operonin pa anestezi.

“Ata që më operojshin, si më kthenin në burg ma thejshin të gjithë operacionit dhe më duhej ta bëja prapë… ky ka qenë edhe maltretimi, kur të rreh mjeku që ta ka operu, kur të rreth gardiani, kur të operojnë pa anestezi ka qenë krim mbi krim që ekziston”, u shpreh Bedri Kokola, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA