Inside Story/ Kurthi i serbëve, si tentuan të fajësojnë NATO-n për masakrën ndaj shqiptarëve

05/06/2024 21:25

Në 19 maj, në mesditë, duke e konsideruar një bazë ushtarake të ushtrisë serbe, avionët e NATO-s bombardojnë godinën C. Si pasojë vdesin 3 të burgosur dhe plagosën disa të tjerë.

Ky moment do të shërbente për të vënë në jetë skenarin e mirëmenduar nga forcat serbe, të cilat, vetë u tërhoqën jashtë mureve të burgut, një taktikë për të fajësuar NATO-n për atë që do ndodhte më pas.

Të burgosurit për dy ditë fjetën në ambientet e jashtme, pasi nuk kishte menaxhim nga personeli i burgut. Me datë 21 maj kanë filluar sërish granatimet, ku mbetën 19 të vrarë dhe rreth 20 të plagosur.

“Pastaj gjatë ditës, ka pas raste kur janë fut gardianët apo uniforma të ndryshme, ushtarake por edhe civilë që kanë vrarë të plagosur”, u shpreh Bislim Zogaj, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Më e tmerrshjma e këtij skenari ka ndodhur me datë 22 maj. Në orën 5:40 të mëngjesit, i kanë ftuar të gjithë të burgosurit të grumbullohen në këtë vend që shihni, me pretendimin për t’i transferuar diku tjetër për shkaqe sigurie.

Të 940 të burgosurit formuan 5 rreshta rreth 200 metra të gjatë. Në pabesi të plotë, forcat serbe nisën ekzekutimin e tyre nga kjo vendroje dhe muret rrethuese duke derdhur breshëri mitralozi, armësh të ndryshme e deri bomba dore. Dhjetëra persona humbën jetën.

“Na kanë urdhëru të rreshtohemi për dy, pastaj për katër që do të thotë të mos shkonte huq asgjë dhe nga ai karakoll është dhënë shenja e parë që ka qenë një zollë, pastaj bomba dore, mitraloz dhe kanë bërë plojë. këtu kanë gjet vdekjen këtu 60-70 vetë po atë ditë, janë plagosur shumë të bugosur dhe kjo ka qenë si beden ku jemi strehu”, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bajrush Xhemali.

Pjesa tjetër e të burgosurve mundi të vrapojë deri në këtë breg, që mborjti me qindra jetë. Gjithçka ka qenë e papritur për të burgosurit, të cilët, vetëm pas aktit makabër u dhanë kuptim lëvizjeve të dyshimta që paraprinë.

“Në momentin qe 90% e të burgosurve janë grumbulluar këtu kanë filluar të shtënat nga ajo pjesë, kur një natë më parë ne kishim fjet këtu jashtë dhe të plagosurit ishin në përkujdesjen tonë. Gjatë natës kemi dëgju lëvizje jashtë mureve, por kemi mendu se janë të rëndomta, por më pas rezultoi se gjithçka ishte e menduar pasi kishin përgatitt dhe bian për të hipur dhe gjuajtuar nga muret e burgut me të gjitha llojet e armatimeve’ strehu”, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj.

Tmerri i të dënuarve shqiptarë zgjati me ditë. Aq e rëndë dhe e pashpresë ishte situata, sa një pjesë e tyre u fshehën nëpër këto puseta. Por, edhe ata u ekzektuan. Disa, vranë veten përballë tmerrit.

‘Ka pas të burgosun që për me kërku shpëtim janë fut në puseta, kur ka hy këmbësori ka heq kapakët dhe i ka vra. Bombardimet nuk janë bërë me armë të lehta me plumba, ndërsa të burgosurit janë vrarë me automatik’ u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri

‘Filloi të kutërbojë një duhmë e rëndë nga të vrarët, kjo pjesë këtu skishte nga me kalu. Thuhet fetarisht se është mëkat me kalu mbi kufomat e të vdekurve, por ne skishim nga kalonim pa kaluar mbi ta’ u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Selim Loka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA