VIDEO/ Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 36 persona, 297 raportohen të zhdukur
Guvernatori amerikan Glenn Youngkin ka thënë se Virginia do të heqë dorë nga standardet e ashpra të kufizimit të emetimeve për automjetet, në fund të vitit, kur të skadojë afati rregullacionit aktual.
Youngkin tha se bazuar në opinionin e prokurorit të përgjithshëm, kufizimet per emetimet e kërkuara të karbonit nuk do të jenë më në fuqi prej fundit të vitit.
Lideri republikani senatit Ryan McDougle dhe kryeprokurori Jason Miyares kishin dhënë dje opinionin e tyre duke thënë se Virginia nuk ishte e detyruar të zbatonte standardet e “Bordit të Ajrit të Kalifornisë” duke nisur nga 1 janari.
Republikani Youngkin tha sot se banorët e Virginia “meritojnë të zgjedhin automjetin që dëshirojnë” duke shtuar se “idea që qeveria të detyrojë qytetarët çfarë makinash të blejnë, është thellësisht e gabuar”, duke iu referuar nxitjes federale për të blerë ‘makina elektrike.’
“Edhe një herë Virginia po shpall pavarësinë –- kësaj here nga udhëzimet e gabuara për detyrimin e makinave elektrike, që jepet nga liderë të pazgjedhur 3000 milje larg”, tha Youngkin, pa përcaktuar se kujt i referohej nga ABCNews.
Lëvizja u dënua nga demokratët dhe lobi ambjentalist që e kërcënonin.
“Ai mendon se ka më shumë pushtet se Vladimir Putin,” tha kreu i senatit të SHBA, Scott Surovell duke shtuar: “Guvernatori po shkel ligjin dhe të tjerë po e mbulojnë”.
Rekomandimet e fundit të kryeprokurorit thonin se detyrimet për makina elektrike në Kaliforni janë të paefektshme dhe jashtë realitetit prandaj sipas tij “ligji nuk na përfshihet në rregullacionet e tyre”.
“Kalifornia nuk kontrollon çfarë makinash duhet të blejnë banorët e Virginia”, tha ai sipas rrjetit vendas ABCNews.
Ligji për ‘makinat e pastra’ në Virginia është miratuar fillimisht në 2021, kur shteti ishte në kontroll të demokratëve, të cilët kërkonin që nga viti 2024 një përqindje e caktuar të ishin elektrike.
Mekanizmi për pragun e numrit të automjeteve ishte i lidhur me standardet e emetimeve të karbonit, por California ka pasur autoritetet të vendosë rregullat e veta prej dekadash sipas një përjashtimi nga “ligji federal i ambjentit”.
Mediat thonë se programi ka të bëjë me prodhuesit e jo me shitësit e makinave, teksa të parët mund të blejnë ‘kredite ambjenti’ nga grupe të tjera që nuk i kanë tejkaluar ato, sipas rregullacionit”./ABCNews/
Top Channel