Greqia thotë se çisternat ‘e sanksionuara’ po kthehen në rrezik për trafikun në Mesdhe (fotot)

05/06/2024 17:34

Çisterna jashtë rregullacioni që i shmangen sanksioneve të vendeve perëndimore po kthehen në rrezik në rajonin e Mesdheut prandaj Greqia po merr masa mbrojtjeje për brigjet e saj, tha mbrëmë ministri i transportit detar të vendit.

“Përveç kësaj shoh dhe dëme për mjedisin, në zonat e detit Mesdhe pranë tokës tonë kryesore dhe ishujve tanë”, tha ministri grek Christos Stylianides gjatë konferencës së industrisë së transportit detar Posidonia në Athinë, duke shtuar se kjo po kthehet në problem për “transportin e drejtë të karburanteve”.

Ai shtonte se çisterna të paregjistruara janë përfshirë në rreth 50 incidente deri tani, përfshi dështime të motorit, zjarr në bord, përplasje apo humbje të kontrollit të drejtimit, sipas të dhënave nga grupi gjerman i sigurimeve Allianz Commercial.

Flota e çisternave nga vende si Irani, Venezuela apo Rusia, kanë kufizime të shumta mbi eksportet e tyre, por ato i shmangen identifikimit me anë të ndryshimit ose errësimit të pronësisë dhe përdorimit të shërbimeve e sigurimeve jo-perëndimore.

Muajin e kaluar Greqia ndaloi kalimet detare në juglindje të Peloponezit që kishte të bënte me kalimet e naftës ruse nga anija në anije, pranë brigjeve greke, thonë zyrtarët, sipas rrjetit YahooNews.

FOTO GALERI
1/2
“Përveç kësaj shoh dhe dëme për mjedisin, në zonat e detit Mesdhe pranë tokës tonë kryesore dhe ishujve tanë”, tha ministri grek Christos Stylianides gjatë konferencës së industrisë së transportit detar Posidonia në Athinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA