EMRI/ Sekuestrohen 2 makina të vjedhura në Kosovë, pranga 34-vjeçares nga Rubiku! Zbulohet roli i saj, mjetet dyshohet se do përdoreshin për vrasje

05/06/2024 15:41

Një 34 vjeçare nga Rubiku është arrestuar këtë të mërkurë pasi dyshohet se ka sjellë në Shqipëri 2 makina të vjedhura në Kosovë. Sipas policisë këto mjete dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga e reja Alketa Pjetri, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA