Dita e Shën Joan Vladimirit/ Besimtarë ortodoksë nga rajoni mblidhen në Shijon të Elbasanit

05/06/2024 12:30

Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.

Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi lipsanet e shenjtit kohë më parë kanë qenë të vendosura në këtë kishë.

Duke besuar në mrekullitë e tij pelegrinë të shumtë janë mbledhur prej dyditësh në kishën me të njëjtin emër në fshatin Shijon të Elbasanit.

“Unë jam Ana, vij nga Mali i Zi nga Tivari. Që prej vitit 2007 vij këtu çdo vit. Shën Joan Vladimiri është shenjtor i madh dhe respektohet e nderohet nga të gjithë popujt e Ballkanit, Mali I Zi, Shqipëri Maqedoni etj. Ne besimtarët i ndjejmë bekimet e tij dhe ndihemi shumë mirë që vijmë këtu”, u shpreh një nga vizitores.

“Ne jemi një grup priftërinjsh dhe besimtarësh që vijmë nga Mali I Zi me bekimet e Mitropolitit tonë Joanikie. Jemi këtu për të nderuar Shën Joan Vladimirin i cili ka sakrifikuar jetën e tij për Zotin Jezu Krisht. Ai lindi në trojet tona por besimi dhe sakrifica e tij u përhap në të gjithë Ballkanin”, tregoi një prift.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani uroi besimtarët në këtë ditë të shënuar për besimin ortodoks e ndërsa përcolli mesazhe paqeje dhe bekimi.

Kremtimi i Shën Joan Vladimirit bëhet çdo vit në fillim të qershorit ndërsa pelegrinët e ardhur nga vende të ndryshme kalojnë natën në manastirin e ndërtuar në nder të princit malazez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA