Sabri Shera ka ngecur në gjykata prej 27 vitesh. Shpenzimet për procesin kanë shkuar më tepër se vlera e pronës, por ai nuk dorëzohet.

Ndonëse avokati e informoi që do ta braktiste seancën, pasi ju bashkua 3100 avokatëve që do bojkotojnë gjyqet për tre ditë, i moshuari nuk mungoi në gjykatën e apelit të përgjithshëm.

Shera ishte një prej dhjetëra qytetarëve që u njohën me shtyrjen e procesit. Të vetmet seanca që u mbajtën janë ato të masave të sigurisë. Duke u sensibilizuar kundër sulmit ndaj kolegut të tyre Sokol Mëngjesi, avokatët pohojnë se përherë e më shumë edhe profesioni I avokatit po kthehet një punë e rrezikshme për jetën.

Pas vrasjes së Ravik Gurrës, avokatët protestuan duke bojkotuar gjyqet. Edhe për hartën gjyqësore ata protestuan. Ky është bojkoti i tretë dhe apeli është i qartë, “pa avokatë nuk ka drejtësi”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA