Dy persona në Brooklyn të New York u ndaluan dje në lidhej me skandalin e basteve ilegale për të cilin u dëbua përjetë nga basketbolli profesionist NBA, Jontay Porter, i skuadrës së Toronto Raptors.
Porter ishte hequr sikur ishte i dëmtuar në një ndeshje në janar mes Raptors dhe Los Angeles Clippers. Prokurorët në Brooklyn, ndaluan Bruce Pham që vendoste rregullisht baste mbi performancën e Porter, duke e ditur kur ai do të ishte në fushë dhe kur nuk do të luante.
Vetë basketbollisti Porter kishte akumulaur borxhe bizhozi nga bastet ilegale dhe duket se ishte nën kontrollin fajdexhinjve me paraqitjet e tij, të cilët e inkurajonin të tërhiqej nga ndeshje të caktuara ose të sigurohej që bastet e tyre të kishin sukses.
“Qoftë në fushë, në kazino ose në raste të tjera, i akuzuari dhe bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve dhe një basketbollist i NBA ishin pjesë e skemës së influencimit të basteve dhe rezultateve”, tha prokurori Breon Peace. “Pandershmëria në sporte nuk do të tolerohet”, shtoi ai.
Pham dhe bashkëpunëtorët ishin takuar në një kazinonë Atlantic City dhe kishin vendosur shumë baste mbi Porter. Por pasi luajti për tre minuta pa shënuar asnjë ikë, ai u tërhoq nga ndeshja në fjalë.
Pham është dërguar në paraburgim ndërsa tre bashkëpunëtorë janë në kërkim nga policia, shkruajnë mediat në SHBA.
Top Channel