“10 mijë euro në muaj, prokurorët e SPAK i paguan Washingtoni”/ Ngjela: Ja çfarë i thanë amerikanët SPAK-ut

05/06/2024 10:18

Analisti Spartak Ngjela është i bindur se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbështetet nga Shetet e Bashkuara të Amerikës, madje, sipas tij, prokurorët e posaçëm paguhen nga Washingtoni.

I ftuar në “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa, Ngjela u shpreh se edhe kërkesën për të krijuar një Komision të Posaçëm Antikorrupsion, mund ta kenë bërë amerikanët.

Moderatorja: Dumani, teksa publikoi raportin një vjeçar të institucionit që drejton, u shpreh se institucionet nuk po denoncojnë rastet e korrupsionit. Ka një tërheqje. Ndërkohë sot, diskutojmë që politika do të krijojë një tjetër komision që t’i vijë në ndihmë SPAK-ut për të luftuar korrupsionin.

Ngjela: Mund ta kenë kërkuar ndërkombëtarët. Por, nuk mund të flasim dot pa prova. Ky është një koncept gjeneral. Duhen ligjet, se ligjet flasin. Nuk duhen ngatërruar ligjet me politikën. Këta që kërcënojnë njëri-tjetrin, është politikë. Ne duhet të shikojmë, a do të ndryshojë ligji për SPAK-un. Nuk e besoj, është e pamundur. E tha Blinkeni që SPAK-un e drejtojmë ne, ju prapë nuk besoni. E tha dhe ambasada, tani çfarë të bëj unë më shumë. Nuk është problemi që vetëm e drejtojnë, ata edhe e paguajnë. Dini gjë sa i ka rrogat SPAK? Marrin rreth 10 mijë dollarë në muaj. Nuk i paguan shteti shqiptar, i paguan Washingtoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA