Zhdukja e Remzi Hoxhës, Mero Baze nxjerr detajet: Dosja e Berishës në Londër, një agjent i SHIK ka dhënë detaje për…

04/06/2024 10:49

Gazetari Mero Baze shprehet se pjesë e dosjes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania dhe Madhe është edhe zhdukja e Remzi Hoxhës.

Duke folur në “Zona Zero” në Top News, ai deklaroi se një ish-agjent i kohës, Ilir Kumbaro, ka dëshmuar për veprimtarinë e Shërbimit gjatë kohës që kontrollohej nga ish-Presidenti Sali Berisha.

Gazetari: Nga informacionet që ke, a ka mundësi që në dosjen e Londrës kundër Berishës të ekzistojë edhe dëshmia e Kumbaros për zhdukjen e Remzi Hoxhës?

Baze: Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha. Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës. Është e sigurtë që çështja e Remzi Hoxhës është në dosjen e non gratës së Sali Berishës.

Mendoj se edhe në dosjen e SHBA-së, rasti i Remzi Hoxhës është përsëri në i përfshirë në serinë e fakteve që dëshmojnë brutalitetin e shtetit, minimumin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA