Lamine Yamal është një nga talentet e mëdha të skuadrës së Barcelonës. Sulmuesi 16-vjeçar u bë pjesë e skuadrës së parë “blaugrana” këtë sezon dhe ishte një nga lojtarët kyç të katalanasve.
Këtë sezon, “magjistari” spanjoll luajti 50 ndeshje, realizoi shtatë gola dhe dha po aq asistime.
Në fund të sezonit, adoleshenti spanjoll bëri një bilanc të një viti që nuk shkoi mirë për Barcelonën:
“Kisha pritshmëritë më të mëdha, sepse te Barça të mos fitosh një titull është diçka e ndërlikuar. Mendoj se kemi pasur shumë ulje-ngritje, veçanërisht në kampionat. Nuk ishim konsekuentë. Për të fituar La Ligan, Championsin, Kupën e Mbretit apo Superkupën e Spanjës duhet të jesh konsistent dhe kjo është ajo që na mungonte”.
Yamal foli edhe për mënyrën sesi ai u përball me ulje-ngritjet e sezonit dhe presionin që vjen nga jashtë:
“Në shtyp, një ditë je Messi i ri dhe të nesërmen thonë se duhet të ndalosh së luajturi. Prandaj, gjëja më e mirë është të përqendrohesh në gjërat tuaja dhe në punën tuaj dhe të mendoni vetëm për atë që ju thotë trajneri, ai që me të vërtetë dëshiron t’ju ndihmojë.”
Futbollisti foli gjithashtu për stilin e tij të lojës dhe kujtoi kohën kur filloi të gjuante topin për herë të parë:
“Kur mëson të luash në rrugë, përfundon të kesh më shumë cilësi, sepse është më shumë futboll dhe kam shumë më pak rregulla.”
Megjithatë, ai e kuptoi rëndësinë që kishte La Masia në karrierën e tij:
“Unë kisha futbollin tim në rrugë, por për të luajtur një ndeshje të tërë, isha pak i çorganizuar, vrapova në të gjithë fushën si i çmendur. Ata më mësuan të kem më shumë kontroll dhe një mentalitet më të mirë kur luaj.”
Tani, me sytë e tij në Europian, Yamal foli për ngjarjen e madje që do të zhvillohet në Gjermani:
“Jemi shumë të emocionuar sepse, në fund të fundit, të gjithë jemi shumë të rinj. Për shumë prej nesh, ky është Kampionati ynë i parë Evropian. Mezi pres të luaj për kombëtaren time dhe të jap gjithçka. Shpresoj ta fitoj.”/ Super Sport
Top Channel