Vijon përplasja Salianji-Gogu në “TIMS”/ Socialisti: Hidhni në votim kërkesën e Rrumbullakut! Kryetari i komisionit: Po manipulon, s’mund të lë të thuash të pavërteta

04/06/2024 19:06

Përplasja në komision hetimor për sistemin TIMS për të vendosur nëse dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura apo të hapura, vijon ende.

Gogu: Sapo dëshmuat që ujku qimen e ndërron dhe zakonin s’e ndërron! Duke qen se materiali referues përmban të dhëna sensitive.

Salianji: Po manipulon,  nuk të lë, lexo siç e ke këtu, lexoje siç e ke ja ku e ke se e keni ves ju, s’mund të të lë të thuash të pavërtetë, të pavërteta s mund të thuhen këtu, lexoje nga fillimi.

Gogu: Informacione sekret shtetëror dhe informacion policor thotë deklarata e drejtorit t policisë kërkon nga komisioni hetimor t vlerësojë nëse do vijojë i hapur për publikun. Ky komision vlerëson përmes votës së çdo anëtari. Mbledhja vazhdoi ku e lamë, jemi të gatshëm të administrojmë dëshminë e drejtorit të policisë, meqë thoni akuza të gjykatës popullore që doni ta shndërroni përmes fuqisë së kamerës, çdo gënjeshtër transformohet në të vërtetë, gënjeshtra është gënjeshtër, fyerja i nderuar koleg është fyerje e thua me mikrofon, pa mikrofon. E dashur dhe kolege mos vazhdoni ti vidhni kohë këtij komisioni zbardhjes së kësaj ngjarje, rregullorja është nën autoritetin e së cilës jetojmë. Kërkesa paraprake e drejtorit të vlerësohet nga ky komision përmes votimit, jo përmes fjalës së ndritur të kryetarit të vet, merreni dhe hidheni në votim kërkesën e drejtorit të policisë.

Salianji: Të predikosh të mbrapshtën për një kohë të gjatë, të lexosh mbrapsht nëse deklarimi të vijojë i hapur për publikun, njësoj si hyrja që kanë bërë 8 persona të paautorizuar kanë futu duart të parat dhe të pasmet, kanë nisur punë drejtorët në policinë e shteti 20 ditë para se bëheshin aplikimet, këtë do të dëgjoni. Nuk janë show këto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA