23/11 20:33
Shqipëria e femrave ka shkruar historinë, me vajzat kuqezi që kanë arritur të kualifikohen për në fazën “Play Off” të kampionatit Europian të 2025-ës.
Në sfidën përballë Luksemburgut në “Elbasan Arena”, ishte Megi Doçi ajo që kaloi në avantazh Shqipërinë me anë të një 11-metërshi në minutën e 29’, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat Qëndresa Krasniqi.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte Fortesa Berisha ajo që shënoi golin e tretë, ndërsa Luksemburgu shënoi vetëm një herë në minutat e fundit me Kremer, me rezultatin që shënoi 3-1.
Kështu Shqipëria e mbyll Grupin 5 të Ligës C me 9 pikë, duke siguruar kështu për herë të parë fazën “Play Off” të një Kampionati Europian.
Top Channel