Rrihte vajzën për ta fejuar/ Zbulohet dhuna në familje, 47-vjeçari në Vaqarr kapet pasi bashkëshortja konsumon helm

04/06/2024 15:15
Foto ilustruese

Në 4 muajt e parë të këtij viti, në Policinë e Shtetit janë denoncuar 570 raste të dhunës në familje, ku uniformat blu kanë identifikuar 610 autorë, nga të cilët 202 janë arrestuar. 

Për fat të keq, dhuna brenda mureve të shtëpisë ndonjëherë bëhet e skajshme, aq sa gra dhe vajza të gjendura vetëm, shtyhen drejt vetëvrasjes.

I tillë ishte rasti i një 36-vjeçareje nga Vaqarri, e cila mbrëmjen e djeshme u përcoll me urgjencë për në spital, pasi kishte pirë fostoksinë, aty ku ndodhet ende në gjendje të rëndë shoqërore. Pas hetimit të rastit, policia zbuloi një të vërtetë tronditëse. Shkaktar për gjendjen e gruas ishte i shoqi, Gentjan Liçaj, 47-vjeçar, i cili dhunonte në mënyrë të vazhdueshme atë dhe vajzën e tyre adoleshente. Top Channel mëson se shkak për konfliktet ishte insistimi i 47-vjeçarit për të fejuar vajzën kundër dëshirës së saj.

Policia vuri në pranga 47 vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Kjo nuk është hera e parë që Gentja Liçaj ka telashe me ligjin. Në 2012, ai ra në pranga si autor  për vrasjen për hakmarje të ish punonjësit të policisë Ylli Kalemaj në Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA