Tri vjet më parë, Vangjel Tavo ishte mes atyre që kërkonin hetime. Shumë nga këto kallëzime janë mosfilluar, por jo kur bëhet fjalë për në SPAK.

Sot, prefekti i Vlorës u kërkua të japë qëndrimin e tij përpara një prokurori për një denoncim të 2021, kur në prag të zgjedhjeve parlamentare, Vangjel Tavo denonconte se emri i tij ishte zhvendosur nga zona e Dropullit dhe se kjo gjë mund të  kishte ndodhur edhe me 300 banorë të tjerë.

Pasi qëndroi për gati një orë në SPAK, Tavo u tregua i rezervuar dhe respektoi sekretin hetimor.

“U thirra për një çështje në personin që ka dijeni, pasi kam bërë një kallëzim në vitin 2021”, tha ai.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas.

Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA