Plagosja e 62-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, 6 persona e dhunuan me sende të forta pas sherrit për vendparkimin e mjeteve

04/06/2024 10:24

Dhunimi i 60-vjeçarit Vladimir Bruçi një ditë më parë në lagjen Rus të Shkodrës ishte pasojë e një konflikti për vendparkimin e automjeteve.

Nga hetimi paraprak, policia raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë persona në rrugën “Pogej”. Në pranga ra 47-vjeçari Edmond Sakicaj dhe u shpallën në kërkim Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.

Të gjashtë autorët kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, 62-vjeçarin, i cili vijon të jetë në spital në kujdesin e mjekëve, pasi mori plagë të rënda në trup. Sipas policisë, 47-vjeçari i arrestuar ka pasur me vete armë zjarri.

Ndaj autorëve rëndojnë veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA