Në prag të debatit të parë televiziv mes Rishi Suank dhe udhëheqësit të opozitës Sir keir starmer, që do të zhvillohet këtë mbrëmje, konservatoret në pushtet pritet të pësojnë humbjen më shaktërruese në historinë e tyre, si forcë politike, ndërsa opozita mund të arrijë fitoren më të thellë në 100 vitet e fundit, që kur udhëheqësi laburist Stanley Baldëin fitoje me një shumice prej 208 deputetësh më shumë se konservatorët në vitin 1924.
Sipas sondazhit të Yougov dhe Skynews, laburistët mund të kenë në parlamentin e ri 422 deputetë nga 222, pra 200 më shumë se në zgjedhjet e 2019, të humbura prej tyre dhe të fituara nga Boris Johnson.
Kjo do të thotë se laburistët mund të arrijnë një fitore akoma më të thellë se ajo e Toni Bler në 1997. Konservatorët e Sunak mund të përfundojnë vetëm me 140 deputetë ose 232 më pak se ç’kanë aktualisht, ndërkohë që pritet të fshihen nga harta politike në Londër, verilindje dhe veriperëndim të Anglisë dhe në Uells.
Mendohet se 12 ministra të kabinetit që nga ai i Mbrojtjes dhe Ekonomisë të humbasin në zonat e tyre elektorale, dhe e dyshimtë mbetet edhe zona ku konkurron kryeministri Sunak. Përgjithësisht, sondazhet në disa zgjedhje nuk kanë rezultuar shumë të sakta, por fakt mbetet se në dy vitet e fundit, laburistët gjithmonë në çdo sondazh kanë ruajtur një diferencë dyshifrore me konservatorët dhe këta të fundit kurrë nuk kanë qenë ndonjëherë në asnjë sondazh përpara laburisteve të opozitës.
Konservatorët duket se nuk kanë shanse për mbijetesë politike, ndërkohë udhëheqësi i opozitës, është në vendin e duhur në kohën e duhur, për të fituar zgjedhjet, edhe pse jo pak britanikë mendojnë se fitorja mund të jetë për shkak të dështimeve të qeverisë aktuale sesa meritave dhe politikave të opozitës.
Top Channel