Në fushat e Myzeqesë dhe në fshatrat e Vlorës por edhe në Belsh janë rishfaqur karkalecat. Top Channel ishte në dy fshatra në Divjakë dhe Selenicë. Në Petë të Mavrovës banorët janë të shqetësuar pasi ritmi i përhapjes së karkalecit është i madh.
Ndër vatrat e para është zona e fshatit Sopez ku fermerët shprehen se ka filluar të pushtojë tokat e mbjella.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj inspektoi sot nga afër zonat e Divjakës, ku janë konstatuar sipërfaqe të infektuara me karkalecin maroken dhe atë italian.
“Gati hartën e zonave ku do të ndërhyhet me trajtim kimik, kjo duke respektuar të gjitha protokollet. Kemi ulje drastike të sipërfaqeve të infektuara, por ne jemi në gatishmëri të plotë për ta luftuar dëmtuesin”.
Ministri e Bujqësisë thotë se ka filluar dezinfektimi në Divjakë pasi më herët kjo nuk mund të kryhej sepse nuk do të ishte efektive. Ndërsa kërkohet që fermerët të bashkëpunojnë me agronomët kur i zbulojnë në fushat e tyre.
Top Channel