Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.
Në dosje është zbardhur një bisedë mes tyre, ku Eneo i kërkon policit kufitar të kalojë një person që ka marrë ekspuls nga Franca, që e këshillon të kalojë nga Stambolli si ‘vizitë mjekësore’.
“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Si je vëlla
Briken: Mire vëlla
Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest
Briken: Mi nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh dhe L.B
Briken: I ke ta taku apo do i len atje
Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?
Briken: Jo. Jam pushim sot
Eneo: Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke
Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty
Eneo: Po po. Ky L.B do i lej aty
Briken: Ok ten r 7 thu
Eneo: Ok vlla
Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend
Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti
Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej
Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet
Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka
Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim
Eneo: Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki
Briken: V* jena ngaterru Pz
Eneo: Ska gje vlla po i them
Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon
Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani
Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune
Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi
Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet
Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli
Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka”-thuhet në dosje.
Top Channel