EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë, arrestohet në Fier i shumëkërkuari, në banesë iu gjetën tre pistoleta dhe një kallashnikov
04/06/2024 20:58
I shumëkërkuari Pjeter Pacani, i dënuar me 25 vite për vrasje të dyfishtë është arrestuar këtë të martë në Fier.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat gjatë arrestimit në banesë iu gjetën tre pistoleta dhe një kallashnikov.
Operacioni për kapjen e tij, pas 13 vitesh arrati u drejtua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
Më datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani vrau me armë zjarri N. Z. dhe V. Gj.
Gjykata e Rrethit Tiranë e dënoi me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel