
25/02 09:55
Rey Manaj ishte protagonisti kryesor i Sivasspor-it në Turqi, duke shënuar plot 22 gola në të gjitha kompeticionet, duke rritur kështu një interes të lartë nga Europa.
Oferta e fundit për sulmuesin 27-vjeçar vjen nga Italia, më saktë Lazio. Klubi bardhekaltër duket se është në kërkim të një sulmuesi dhe duket se çështja është serioze, me ofertën e parë që ka shkuar në zyrat e klubit të Sivasspor-it.
Mediat turke nuk e kanë zbuluar ende shifrën, teksa klubi më parë ka refuzuar rreth 6 milionë euro për shërbimet e Manajt, ndërsa shuma që kërkohet tani nga Sivasspori është të paktën 15 milionë euro.
Top Channel