Dorëhiqet ambasadori britanik që i drejtoi automatikun stafit në Meksikë (fotot)

04/06/2024 16:23

Jon Benjamin është shkarkuar nga posti i ambasadorit britanik në Meksikë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai i drejtonte një armë zjarri një personi në një automjet.

Pas debateve të gjeneruara nga pamjet e publikuara, ambasadori është detyruar të japë dorëheqjen pas videos ku ai në dukje me shaka i drejtonte automatikun një anëtari të stafit në automjet.

Jon Benjamin, i cili ka qenë ambasador në Kili, Gana, Turqi, Indonezi e SHBA para se të shërbente në Meksikë, ka humbur detyrën e ti pasi në një deklaratë të ministrisë së jashtme ata i drejtoheshin atij në kohën e shkuar duke thënë se Benjamin “kishte shërbyer si ambasador në Meksikë nga viti 2021 deri në 2024,” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në një tjetër deklaratë thuhej: “Jemi në dijeni të incidentit dhe kemi ndërmarrë veprimet e përshtatshme”.

Video besohet se është bërë gjatë një udhëtimi të Benjamin në shtetin verior meksikan të Durango, ku i ulur në sediljen e parme ai i drejton me shaka automatikun një kolegu në sediljen e pasme. Video duket se është e regjistruar me celular.

Çështja e kërcënimit me armë është delikate në Meksikë ku dhuna e karteleve të drogës lë mijëra të vrarë çdo vit.

Bandat e kartelet e drogave duket se po luajnë një rol gjithnjë e më të madhe në politikën vendore sidomos në kohë zgjedhjesh me sulme intimidimi për të influencuar votuesit ndaj kandidatëve të tyre të preferuar, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Jon Benjamin është shkarkuar nga posti i ambasadorit britanik në Meksikë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai i drejtonte një armë zjarri një personi në një automjet.

Top Channel