Dëshmia e Rrumbullakut në TIMS, Salianji: E paimagjinueshme të bëhet me dyer të mbyllura, hapni dyert e Kuvendit për gazetarët

04/06/2024 18:58

Në komision hetimor për sistemin TIMS u debatua se a duhet të zhvillohet mbledhja me Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, me dyer të mbyllura apo të hapura.

Deputetët Lefter Gështenja dhe Ervin Salianji këmbëngulën që dëshmia të bëhej me dyer të hapura, sepse sipas tyre nuk ka asgjë për të fshehur për publikun dhe pyetjeve konfidencionale mos t’u jepet përgjigje. Kryetari i Komisionit, Salianji kërkoi që gazetarët të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Ervin Salianji: Është e paimagjinueshme që është seancë me dyer të mbyllura dhe ju i mbani poshtë derës së këtij vendi. Hapni dyert për gazetarët, është e detyrueshme që të vijnë. Qëllimi juaj është se si të mbyllet për publikun dhe të mos jetë transparente. Nuk mund t’i mbyllni dyert si të jetë pronë private. Mbledhja të jetë e hapur

Lefter Gështenja: E kam thënë që në mbledhjen e parë, që kjo mazhorancë nuk ka vullnet dhe nuk ka është për t’i shkuar deri në fund këtij komisioni hetimor. Ka patur një tendecë për të shtyrë mbledhjet, si rasti i një kërkese, certifikatë sigurie për një nga anëtarët. Sistemi TIMS nuk ka nevojë për këtë, manovrat e tyre kanë qenë që ta shtyjnë sa më shumë që të dështojë.

Unë personalisht e thash që nuk pas asgjë sekrete, asgjë nga ato që deklaroi ministri nuk ishin sekrete. Nuk kuptoj përpjekjen e tyre që edhe thirrja e Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të bëhet me dyer të mbyllura, nuk do e pyesim për gjëra sekret, por për gjëra që duhet të jenë transparente.

Ky është një teatër dhe nuk ia themi të vërtetën publikut, duhet të marri fund sot, publiku të vlerësojë kush e ka seriozisht dhe kush jo. Ne apo jo që keni bërë vetëm 1 pyetje. Të kthehemi në seriozitet se nuk është normale.

Duhet t’i themi të vërtetat publikut, sistemi Tims i ka shpartalluar detyrat e tij, me emra të njohur e të panjohur janë përfshirë dhe na drejtoni gishtin ne. E keni seriozisht apo do bëjmë lojëra me njëri tjetrin. Secili nga ne duhet t’ia thotë publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA