Një drogë e panjohur që është lidhur me të paktën 180 vdekje në Britani po shitet në një aplikacion që përdorur gjerësisht nga adoleshentët, njoftonin me alarm mediat vendase.
‘Nitazene’ raportohet si droga shumë herë më e fortë se heroina, e krijuar nga një seri drogash e përzierje elementësh të panjohur, që e kanë bërë shumë të rrezikshme
Ajo raportohet se shitet online në tableta që kanë pamje si ‘ekstazi’ teksa policia paralajmëron se mund të vrasë qindra njerëz në festa e festivale muzikore.
Në një reklamë në rrjetin Telegram thuhet: ‘Mund të gjej nitazen me çmim të lirë, ofrojmë dhe mostra për ta provuar, ku duhet të paguash vetëm dërgesën”.
Policia thotë se është e vështirë të infiltrohesh në rrjetet e inkriptuara të internetit, ndërsa shton se 47 vdekje janë lidhur me të në Skoci.
Një ish-e varur nga drogat në Edinburgh që i ka mbijetuar disa mbidozave, thotë për rrjetin The Mirror, se përdorimi është gjithsesi në rritje.
32-vjeçarja, e njohur si Leanne, ka qenë e varur nga drogat prej moshës së re prej problemeve sociale e ekonomike.
“Varësia është shumë e fortë sa mund të bësh çdo gjë për ta pasur, qoftë nitazen apo droga të tjera”.
Policia dha alarmin kur një burrë 40-vjeçar u gjet i vdekur në qendrën e Swindon në veri të Anglisë.
Nitazen është krijuar nga farmaceutika prej disa dekadash por nuk është aprovuar për shitje prej varësisë së fortë dhe efektit shkaterrues.
Por trafikantët e përdoruesit e pëziejnë me heroin dhe droga të tjera për të shtuar forcën e tyre pasi çmimi eshte relativisht i lire. /Metro.co.uk/
Top Channel