Aktorja e filmave për të rritur në qendër të padisë së fundit ndaj Donald Trump ka shprehur tronditjen për trajtimin që iu bë nga avokatja e Trump, Susan Necheles e cila tentonte të diskreditonte dëshminë e saj prej karrierës në filmat pornografikë.
Teksa Stormy Daniels kërkon të lërë pas dramën e gjyqit kur sfidoi ish-presidentin, ajo kujtonte trajtimin që iu bë nga avokatja Susan Necheles e cila sugjeronte se kishte fabrikuar lidhjen me Trump.
“Sa e keqe duhet të jetë një grua që të turpërojë një tjetër duke e quajtur të përdalë”, tha Stormy. “Nuk imagjinoj dot dikë që mund të thotë ndryshe, ajo e bënte këtë që të bënte dëshminë time të pavlerë. Kjo ishte ofenduese dhe përulëse”.
Stormy ka marrë pagesën më shumë se 102,000 nga një përfaqësues i Trump për të heshtur mbi lidhjen e tyre para fushatës presidenciale të 2016. Akuza thotë se lidhja e saj me Trump kishte ndodhur në 2006, kur ai ishte i martuar me Melania.
Gjatë dëshmisë së saj Necheles u përpoq të portretizojë Stormy si të motivuar nga lakmia e hakmarrja, çka çoi në konfrontime të tensionuara. Aktorja pornografike akuzohet nga përfaqësuesit e Trump se përpiqet të dëmtojë klientin e saj me pagesën e parave të heshtjes.
“Kjo është e rreme,” tha Stormy. “Po ju këtë keni bërë, ajo jo? ” tha avokatja Necheles. “Është e rreme,” përsëriti ajo. Necheles më pas pyeti Stormy mbi karrierën e saj në filmat pornografikë. “Ti ke shumë eksperiencë duke bërë gjoja se po bën seks në filma, ajo jo?”, pyeti avokatja.
“Ua çfarë pyetje,” u përgjigj Stormy. “Nuk është kështu, seksi në filma është i vërtetë, ashtu siç më ndodhi dhe mua në atë dhomë”, tha aktorja pornografike.
Stormy tashmë përpiqet të ndryshojë perceptimin e publikut për lidhjen e saj me Trump: “Nuk është vetëm prokuroria. Duhet t’ju tregoj sesa mesazhe marr në ditë ku më thotë të heq dorë nga padia, por nuk kam hequr dorë, sepse është ngritur nga shteti i New York , jo nga unë. Mos juduket se komandoj unë këtu?”
Në qendër të gjyqit ishte paegsa prej $130,000 për Stormy nga ish përfaqësuesi i Trump, Cohen, për të cilin dënimi do të jepet më 11 korrik, shkruan rrjeti DailyMirror.
Tashmë Stormy thotë se po çlodhet me familjen e saj.
Ajo shton: “Jeta ime tani është bashkëshorti, bija ime dhe kali Leo. Ndoshta do të tentoj të luaj në filma të zakonshëm më vonë, në një komedi. Mezi pres të largohem nga bota e gjyqeve. Unë thashë të vërtetën, nuk u paguajta për seks, nuk ishte një detyrë prostitucioni, unë nuk jam prostitutë, ishte seks konsensual dhe paratë m’i dhanë të mos flisja”.
Top Channel