Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pati disa përplasje me gazetarin Alfred Lela, në studion e Top Story, në lidhje me investigimin e RAI3.
Sipas Lelës qëllimi i këtij reportazhi është frika nga korrupsioni, i cili mund të prekë edhe Italinë, për shkak se narkoshteti shqiptar mund të bëjë marrëveshje për ta arritur. Spiropali e kundërshtoi, duke thënë se t’i vesh temrin “narokshtet” vendit është ligësi, sepse sipas saj nuk ekziston më.
Lela: Jemi duke humbur pikën kryesore, shqetësimi i reportazhit është ky: ekziston prezumimi ose hamendësimi i një narkoshteti në Shqipëri, që për të siguruar jetëgjatësinë e vet bën marrëveshje edhe me qilare të vetë shtetit italian, zbulonte atë që i druhej se do i ndodhte Italisë. Fijet e korrupsionit janë të të dy brigjeve, por ne jemi më të ekspozuar edhe për shkak të lidershipit. E re është zbulimi italian që ekziston një rrezik italian, pasi Shqipëria për të zgjatur pushtetin e vet, është gati të bëjë çdo gjë. Rama dy herë gjatë intervistës i pranoi akuzat sepse tha që janë gjysmë të vërteta. Të përgatiten kush është Arben Ahmetaj i radhës.
Spiropali: S’duhet të merrem me përbaltje, më shqetëson lehtësia me të cilën Shqipëria trajtohet, ti veshësh termin ‘narkoshtet’ është ligësi
Lela: Financial Times e bën
Spiropali: Sot, kryeministri Edi Rama fytyrën e Shqipërisë e ka pastruar, në 2013 nuk vinte për vizitë zyrtare askush nga këta. Nuk vinin kur iku nga pushteti ai lloj fytyre që është në atë lloj bluze. Shqipëria sot është vendi që jo etëm ka çelur negociate, çel samite, kemi dalë nga lista gri. Sepse ndryshe nuk do kishim 10 milion turistë në një vit, të brendësosh një retorikë raciste të pamenduar, që gazetari e pranoi që nuk kam të dhëna që Shqipëria është narkoshtet.
Top Channel