Vrasësi serial Robert Pickton vdes nga sulmi në burgun në Kanada (fotot)

01/06/2024 16:18

Robert Pickton, një vrasës serial i njohur në Kanada për brutalitetin, ka vdekur pasi u sulmua në burg.

Shërbimet e burgjeve thanë në një deklaratë se 71 vjeçari Pickton, ka vdekur dje në spital pas sulmit të 19 majit nga një koleg i burgosur në institucionin Port-Cartier në provincën  Quebec.

Një 51-vjecar është arrestuar për sulmin ndaj Pickton, tha zyrtari i burgjeve Hugues Beaulieu, disa ditë më herët.

Robert “Willie” Pickton ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjashtë raste vrasjeje në 2007, ndërsa ishte akuzuar për të paktën 26 vrasje të grave.

Policia kishte nisur kontrollin në fermën e tij në Pickton pranë Vancouver më shumë se 22 vjet më parë në atë që do të ishte një hetim një vjeçar për zhdukjen e dhjetra grave.

Mbetje ADN-je të 33 grave raportohet se ishin gjetur në fermën e Pickton, ndërsa rvasësi i ishte mburrur një oficeri policie të maskuar, se kishte vrarë me shumë se 49 gra.

Gjatë gjyqit të tij dëshmitari Andrew Bellwood tha se Pickton i kishte treguar sesi i mbyste viktimat dhe i hidhte kafshëve të hanin mbetjet e tyre.

Cynthia Cardinal, motra e të cilës Georgina Papin u vra nga Pickton, tha se ishte lumturuar për lajmin se vrasësi ishte sulmuar për vdekje, duke thënë se “karma” kishte bere punën e saj.

Policia e Vancouver ishte kritikuar për neglizhencë ndaj rasteve të zhdukjes duke diskriminuar se shumica e tyre ishin prostituta apo përdoruese drogash.

Gjatë dënimit të Pickton, gjykatësi i British Columbia, James Williams e quante rastin “dhunë e rrallë që kërkon dënim maksimal”, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA