Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e 29 majit nga katër persona në ish-Bllok vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve, ai është i intubuar prej katër ditësh në sallën e reanimacionit në spitalin e Traumës, ndërsa të hënën do tentohet nga mjekët që të bëhet zgjimi i tij.
Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.
Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.
Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.
Top Channel