Aleanca BJP e drejtuar nga Modi pritet të fitojë më shumë se 350 vende nga 543 që ka dhoma e ulët e parlamentit, tregonin sondazhet ‘exit poll’ (te pas votimit) gjatë zgjedhjeve disa javore të Indisë.
Ndërsa aleanca opozitre INDIA, e drejtuar nga partia e Kongersit pritet të fitojë më shumë se 120 vende. Në parlamentin indian nevojitet një maxhorancë prej 272 votash për të formuar qeverinë.
Por sondazhet ‘Exit poll’ kanë të dhëna të pasigurta në Indi ku analistët thonë se është e vështirë për të mbledhur të dhëna të sakta prej numrit të madh të qendrave të votimit dhe diversitetit të vendit.
Katër sondazhet e kryera tregonin se aleanca BJP po fiton më shumë se 352 vendet që fitoi në 2019.
Aleanca opozitare i refuzon shifrat e publikuara të sondazheve duke i quajtur të fiksuara nga zyrtarët e qeverisë, teksa votimet ende vijojnë.
Rreth 1 miliardë njerëz kanë të drejtë vote në zgjedhjet shtatë javore të nisura më 19 prill që përfundojnë sot.
Modi në fushatën e tij të rizgjedhjes kishte dënuar opozitën për favorizim të minoritetit musliman të vendit, dhe ka ndërmarrë disa hapa të kontestuar si reklama islamofobe apo kthim të xhamive të vjetra në tempuj budistë.
Opozita bazoi fushatën e saj në programe aktive dhe duke dënuar regjimin diktatorial të Modi, çka mohohet nga aleanca BJP.
Top Channel