Presidenca hapet për fëmijët! Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë mirëpresin të vegjëlit për 1 Qershorin

01/06/2024 19:48

Dyert e Presidencës u hapën këtë një Qershor për fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

Mikpritës ishin kreu i shtetit Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, të cilët përcollën mesazhe për realizimin e ëndrrave të të gjithë fëmijëve.

Urimet u pasuan nga qindra tullumbace të lëshuar në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndrrave fëmijërore.

Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

Festa në Presidencë bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë, si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA