Ambasadori britanik në Meksikë ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra të premten, pasi i drejtoi armën një punonjësi të ambasadës.
Jon Benjamin u shpreh se e gjitha ishte një shaka, por duket se ka qenë ‘pa kripë’. Tashmë në rrjetet sociale është shpërndarë videoja në fjalë, duke u bërë menjëherë virale.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.
@AristeguiOnline @Pajaropolitico @guardian @UKFCP_ @ByDonkeys @TheSun @DailyMirror pic.twitter.com/L7PIIANnpt
— Subdiplomatic (@subdiplomatic) May 27, 2024
Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori është duke “bërë shaka” me armën në dorë.
Ambasadori u emërua në Meksikë në vitin 2021 dhe mandati i tij pritej të mbaronte në vitin 2024. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.
Top Channel