Për herë të fundit, ish-banorët e shtëpisë më të famshme, do të bëhen të gjithë bashkë, në “Post Big Brother VIP”.

Nën drejtimin e Ledion Liços, sonte ora 21:00, mund të ndiqni debatet e ish-konkurrentëve dhe se si janë raportet e tyre pas përfundimit të këtij ‘reality show’, vetëm në ekranin e Top Channel!

Në pika të përgjithshme, ja kush janë ish-banorët që do të flasin sot:

Sara: Nuk jam personi që jam sulmuar, është vënë dhe epiteti “kurban”

Juli: Sigurisht që kam fituar unë

Egla: Për mua je fitues lali, e ke fituar ti

Rike: Për mua është thjeshtë e dashura e Romeos dhe kaq

Graciano: Heidi, je arrogante

Heidi: Unë duhet ta mbroj veten time

Graciono: E vërteta dhemb Erjola

Ledioni: Çdo gjë harrohet, shija ngelet

Ky edicion i tretë ishte i mbushur plot me surpriza, debate dhe thyerje rekordesh, ndërsa fituese u shpall aktorja Egla Ceno, e cila mbajti mbërthyer para ekranit publikun shqiptar.

Finalistët e tjerë ishin Juljan Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Ky edicion gjithashtu ka kaluar çdo parashikim audience, si shkak edhe të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.

Top Channel