Në një intervistë për The Guardian, presidenti ukrainas k deklaruar se vonesa e përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në objektiva brenda Rusisë, ka kushtuar jetë.
Volodymyr Zelensky sqaroi se vonesa e Joe Biden në sanksionimin e përdorimit të armëve perëndimore kundër objektivave në Rusi i ka lënë forcat e Kremlinit të qeshin me Ukrainën dhe të jenë në gjendje të “gjuajnë” njerëzit e saj.
Në një intervistë të gjatë në Kiev , presidenti ukrainas tha se ekuivokimi i Shtëpisë së Bardhë kishte kushtuar jetë dhe ai i kërkoi presidentit amerikan të kapërcejë shqetësimet e tij të përhershme për “përshkallëzimin” e mundshëm bërthamor me Moskën.
Të enjten mbrëma doli se, pas muajsh lobimi, SHBA-ja kishte ndërmarrë një hap të vogël, por simbolik, dhe për herë të parë do të lejonte që ushtria e Kievit të përdorte disa armë prodhimi amerikane për të qëlluar brenda Rusisë në mbrojtje të qytetit të Kharkivit.
Por në intervistën e tij në Guardian, Zelenskiy e bëri të qartë se duhej të ishte në gjendje të përdorte armë “të fuqishme” me rreze të gjatë që mund të godisnin objektiva brenda territorit të thellë rus, një vijë e kuqe që Shtëpia e Bardhë ka refuzuar ta heqë.
SHBA-të, tha ai, duhej të “besonin më shumë tek ne”.
Pa këtë dritë jeshile, Zelenskiy tha se aleatët e tjerë, si Britania e Madhe, mund të mos lejojnë as Ukrainën të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë.
“Na besoni, ne duhet të përgjigjemi. Ata nuk kuptojnë asgjë përveç forcës. Ne nuk jemi objektivi i parë dhe jo i fundit”, tha ai për Rusinë.
Top Channel