E rëndë në Shkodër! 63-vjeçarja hidhet nga ura e lumit Buna, policia jep detajet: Dyshohet se kohët e fundit vuante nga depresioni

01/06/2024 19:09

Një 63-vjeçare vendosi t’i jepte fund jetës këtë të shtunë duke u hedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një person është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të Sh. O., banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo vuante kohët e fundit nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë se më 2 maj Shkodra dhe e gjithë shoqëria shqiptare u trondit kur Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Dy ditë më parë, Erdgys Arrazi, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk kishte shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

Avokati paraqiti të gjitha dokumentet, që tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe për rrjedhojë, vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA