E rëndë në Greqi! 7-vjeçari shqiptar shkëputet fshehurazi nga e ëma, mbytet në plazhin pranë shtëpisë së tyre

01/06/2024 17:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një djalë 6-7 vjeç me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën, teksa po notonte në plazhin pranë shtëpisë ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal të Arvit në Kretë, ku Nikolasi ka i cili ndodhej me nënë e tij në shtëpi, i ka kërkuar asaj që të shkojë në plazh për të notuar. Nëna e tij nuk e ka lejuar, por ai arriti të largohej fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi në plazhin që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë.

Sipas medias greke creta24.gr disa minuta më vonë pasi ai u largua nga shtëpia, Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja.

Një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Menjëhrë u thir urgjenca në orën 13:30 dhe mësohet se djali i vogël ishte i shtrirë me fytyrë përtokë në ujë.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekët kanë tentuar të rikthejnë fëmijën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA