Fshatrat tradicionalë të Alsace në lindej të Francës njihen për shtëpitë gjysmë të drunjta të dekoruara me ngjyra, por shumë prej tyre po zhduken çdo vit, prandaj zyrtarët lokalë po ndihmojnë me subvencione rikonstruksioni e mirëmbajtjeje, shkruan rrjeti vendas AFP.
Në fshatin vogël Uttwiller, 40 kilometra në veri të Strasbourg, një shtëpi e madhe lisi po rifiton lavdinë e shkuar, teksa pronarët kanë nisur rinovimin për të kërkuar më pas mbështetje nga shteti.
I zoti Francois Trevisan thotë se shtëpitë nuk duhet të lejohen të degradohen pasi rajoni është një atraksion turistik dhe ato janë pjesë vlerave te vendit.
“Ne për fat jemi një rajon që tërheq turistë. Njerëzit vijnë këtu për të parë vendin prandaj ne duhet të ruajmë vlerat e tij duke mirëmbajtur arkitekturën”, shtoi Trevuisan.
Kjo shtëpi tipike fermerë me trarë gjysmë të ekspozuar dhe kolona guri ranor, daton prej vitit 1810.
Fasada e saj është rreth 30 metra e gjatë dhe në të janë skalitur emrat e atyre që kanë jetuar aty deri dy shekuj më parë.
“Po përpiqemi t’i rikthejmë pamjen që kishte kur u ndërtua”, shpjegon më tej 37 vjeçari Trevisan, i cili e ka blerë ndërtesën 12 vjet më parë.
Por rinovimet kanë kostot e tyre dhe një projekt i tillë arrin deri në 150,000 euro, sipas rrjetit AFP, prandaj një fond është krijuar nga BE për Alsace që financon deri në 20% të kostove të punimeve.
Kjo supozohet të nxisë mirëmbajtjen e shtëpive të vjetra në këtë kohë krize pasi siç është vënë re, pronarët përpiqen të kursejnë sa më shumë me punimet, cka çon në gabime të pariparueshme në strukturat./AFP/
Top Channel