Detaje nga mbytja e 7-vjeçarit shqiptar në Kretë/ Nëna e tij po merrej me foshnjën e porsalindur, djalin e morën dallgët…

01/06/2024 19:50

Kanë dalë detaje të reja nga mbytja e 7-vjeçarit shqiptar në Kretë. Kjo ngjarje ka ngjallur trishtim në komunitetin e zonës së e Arvit, ku Nikolasi i vogël jetonte me familjen e tij.

Ai u mbyt teksa po notonte së bashku me një mik të tijën. 7-vjeçari u largua pa dëshirën e nënës së tij. Ai më herët i kishte kërkuar të shkonte të notonte tek plazhi që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë, por e ëma nuk e lejoji. Ai doli fshehurazi nga shtëpia, ndërkohë që e ëma po kujdesej për fëmijën e vogël që kishte lindur disa muaj më parë. Fatkeqësisht fëmijën e kanë marrë dallgët e si për pasojë ka humbur ndjenjat. Ai u gjet në breg me trupin e përmbysur dhe kokën në ujë nga kalimtarët e rastit, të cilët e nxorën menjëherë nga deti dhe thirrën ambulancën. Pavarësisht ndihëm së parë që kalimtarët i dhanë, fëmija kishe humbur jetën.

Nikolasi i vogël jetonte me prindërit e tij në Arvi. Sipas mediave vendase, prindërit e tij janë punëtorë kryesisht në serra, njerëz të shkëlqyer siç përshkruajnë bashkëfshatarët e tyre. Të gjithë e tregojnë 7-vjeçarin si një fëmijë të mrekullueshëm plot energji, gëzim dhe mirësi.

Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi e keqja ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.

“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar”, tha për cretalive.gr presidenti i Shoqatës Kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis, i cili ishte ndër të parët që nxitoi në vendin ku u gjet trupi i fëmijës së vogël. “Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos gjykojmë”, shtoi Karpathakis, duke theksuar se prindërit e Nikolas janë njerëz që punojnë gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.

Plazhi është shkëmbor dhe jo i organizuar

Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha për cretapost.gr se “fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën”. Në një pyetje lidhur me plazhin, kryebashkiaku i Viannos theksoi se ky plazh i veçantë nuk është i organizuar , pra nuk ka një roje shpëtimi. Gjithashtu, është shkëmbor.

Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA