Asgjësohen 334 bimë kanabis në Selenicë të Vlorës, shpallet në kërkim autori

01/06/2024 15:55

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Hadëraj dhe asgjësohen 334 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Policia punon për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike.

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA