FOTO/ Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë, ministri Manja shkon te Trauma, takohet me mjekët dhe familjarët e avokatit

31/05/2024 16:43

Pak momente më parë në spitalin e traumës avokatin Sokol Mëngjesin e vizitoi ministri drejtësisë Ulsi Manja.

Top Channel mëson se ministri Manja është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bashkëbiseduar me mjekët dhe të afërmit e avokatit.

Manja nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht  “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA