Që nga paslufta, ura mbi lumin Ibër ndan administrativisht dhe etnikisht Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe Mitrovicën e Jugut, me shumicë shqiptare.

Që në vitin 2011, kur u vendos edhe barrikada e parë nga serbët lokal që kundërshtojnë autoritetin e Kosovës, ajo mbetet e pakalueshme për makina.

Në prill të vitit 2023, pas marrjes së pushtetit lokal shqiptarët në Mitrovicë të Veriut u miratua vendimi për lirimin e saj, e këtë të premte u diskutua përsëri nga Kuvendi Komunal.

Partia që udhëheq me Mitrovicën e Veriut, Lëvizja Vetëvendosje thotë se ky vendim nuk duhet të kthehet prapa.

Por, udhëheqësi i Kuvendit Komunal të kësaj komune thotë se puna e tyre është kryer, tashmë niveli qendror merr vendim për këtë.

“Janë kompetenca të MPB dhe Qeverisë përmes dialogut edhe me bashkësinë ndërkombëtare, por ne nuk mundemi si Kuvend dhe nuk kemi të drejtë t’i bisedojmë këto çështje pasi e kemi sjellë vendimin, hapat konkretë duhet t’i marrë Qeveria”, tha Nexhat Uglani, kryesues i Kuvendit Komunal, Mitrovicë e Veriut.

Për lirimin e urës së Ibrit, duket se ka një dakordim edhe nga palë të tjera përfaqësuese në kuvendin e Mitrovicës së Veriut, por kërkohet të bëhet në një kohë të përshtatshme.

“Unë si qytetar, si iniciativë qytetare, edhe një koleg serb që ka qenë këtu ka thënë nuk jam kundër hapjes urës, por jam për kohën ta gjeni një kohë më të volitshme”, tha Skënder Sadiku, Iniciativa qytetare “Mitrovica”.

Lista Serbe vazhdon të kundërshtojnë një veprim të tillë duke e cilësuar si përshkallëzues të situatës. Ndërkohë, Bashkimi Evropian thotë se ura lëshohet për qarkullim të automjeteve në momentin kur arrihet një marrëveshje në Bruksel mes palëve.

Arsyet që mbajnë të mbyllur urën e Ibrit janë të shumta, në 2014 serbët filluan ndërtimin e “Parkut të Paqes”, ku me beton e mbjellje të pemëve bllokuan kalimin në këtë urën.

Në vitin 2015 dhe 2016 në Bruksel u arritën marrëveshje për lirimin e saj, gjë që nuk ndodhi, pasi po këtë vit serbët ndërtuan murin ndarës mbi këtë urë.

Muri u shemb, por ura vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave, ndërkohë që karabinierët italianë janë “rojet” e paqes së urës ndarëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA