Grupi legjendar ABBA marrin nderimin e rrallë nga mbreti suedez (fotot)

31/05/2024 19:19

Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf i ka dorëzuar sot urdhra mbretërorë anëtarëve të grupit të njohur muzikor ABBA, çka nuk kihste ndodhur prej 50 vitesh në vendin nordik.

Në ceremoninë e pallatit mbretëror në Stockholm, monarku u dorëzoi ‘Urdhrat Vasa’ muzikantëve  Benny Andersson, Agnetha Faltskog, Anni-Frid Reuss e Bjorn Ulvaeus, të cilët si rrallëherë u shfaqën bashkë në publik.

Të njohur për këngët e tyre të vallëzimit “Mamma Mia” (1975), “Dancing Queen” (1976), e “The Winner Takes It All” (1980), katërshja u nderuan për “arritje të jashtëzakonshme në muzikën suedeze e ndërkombëtare.”

Zhvillimi vjen teksa Suedia kishte ndaluar të jepte urdhra mbretërorë nderi për qytetarët e saj prej vitit 1975, kur praktika u etiketua si ‘anakronike’ (e kaluar kohe).

Vendi kishte vazhduar gjithsesi të jepte urdhrat e nderit për qytetarë të huaj.

Parlamenti vendit vendosi të rikthente praktikën në 2022 dhe ceremonia e sotme shënonte herën e parë që Suedia i jep çmime të tilla qytetarëve të saj.

Ky vit shënon gjithashtu përvjetorin e 50 kur ABBA ‘fituan në festivalin e 1974 me këngën “Waterloo”, çka nisi dhe karrierën e tyre ndërkombëtare.

Me stilin e tyre unik dhe meloditë e ngulitura në kujtesë, grupi u kthye në simbol të muzikës së viteve të diskotekave, deri sa ndaluar performancat në 1982.

Por popullariteti i ABBA i rindez nga filmat “Mamma Mia” që e prezantuan grupin me gjeneratat e reja.

Kuarteti u rikthye ‘së bashku’ herën e fundit për një album të titulluar ABBA Voyage, i cili ka ‘një shfaqje virtuale’ të përhershme në Londër. /AFP/

FOTO GALERI
1/5
Në ceremoninë e pallatit mbretëror në Stockholm, monarku u dorëzoi ‘Urdhrat Vasa’ muzikantëve Benny Andersson, Agnetha Faltskog, Anni-Frid Reuss e Bjorn Ulvaeus

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA