Sylvinho shpërthen pas ndeshjes: S’e di kush nuk mund të jetë i kënaqur, kemi humbur vetëm me Anglinë. Tani do punojmë pë play-off 13/11 23:37
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.
Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.
Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.
Verën e kaluar kryeministrja italiane ishte për një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj pak muaj para se te finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së Ramës.
Top Channel