Një operacion policor është zhvilluar në orët e para të ditës së djeshme nga policia greke për goditjen e kontrabandës së cigareve.
Si rezultat u arrestuan 4 persona, nga të cilët 3 grekë dhe 1 nga Maqedonia e Veriut, duke çuar në sekuestrimin e më shumë se 640,000 paketave të cigareve kontrabandë.
Në veçanti, të pandehurit janë pikasur në momentin që po transferonin ngarkesën e paligjshme nga një kontenier në një rimorkio me shtrat të sheshtë, të cilat u sekuestruan si mjet kontrabande.
Në momentin e kontrollit, nga kontejneri në rimorkio ishin transferuar 80 kuti me çanta reklamuese, të cilat përdoreshin si materiale për fshehjen e cigareve kontrabandë.
Gjithsej 644.500 paketa cigare (gjithsej 12.890.000 copë) janë gjetur dhe konfiskuar brenda rimorkios së palëvizshme, magazinës dhe zyrës, të cilat nuk kishin shiritin e posaçëm të akcizës dhe taksat ligjore dhe detyrimet nuk ishin paguar.
Sipas raportit të Autoritetit Doganor të Pireut, taksat dhe detyrimet e shmangura kalojnë 2.5 milionë euro.
Të arrestuarit me rastin e ngritur ndaj tyre janë dërguar në Prokurorinë kompetente.
Top Channel