Trofeu i Conference League shkon për grekët, Olympiacos mposht Fiorentinën

30/05/2024 14:02

Edicioni i tretë i Conference League u fitua nga Olympiacos.

Grekët triumfuan në Athinë aty ku mposhtën Fiorentinën vetëm pas kohës shtesë, teksa goli vendimtar u shënua nga El Kaabi në minutën e 116.

Sulmuesi realizoi me kokë duke fituar dyluftimin me Ranierin. Goli kaloi në “sitën” e VAR, teksa edhe teknologjia konfirmoi avantazhin e grekëve. Në fund, Fiorentina u desh të dorëzohej duke humbur të dytën finale radhazi në Conference League. /Supersport

Top Channel